Përshëndetje Klient

Duke ju falenderuar për besimin,

nga kjo zonë mund të aksesoni të gjitha shërbimet që ofrojmë për ju.

ZBULONI

Stacionin e Karikimit

IA Stacion Karikimi, përmirëson përvojën e qendrimit për klientët tuaj me energji të përshtatshme për pajisjet e tyre smart.

Jepini një vlerë të re biznesit tuaj, që klientët mund të shijojnë gjithçka tek ju, pa u shqetësuar për shkarkimin e baterisë së telefonit në çdo kohë.

Shërbim ekstra për klientët tuaj

Karikimi me valë

Nëse keni tavolina më të hollë se 3 cm, atëhere ju mund të instaloni sistemin tonë të karikimit wireless.

Me ngjitësin në sipërfaqe, ai u tregon klientëve se ku t’i vendosin telefonat e tyre për t’i karikuar.

Kjo ngjitëse është e papërshkueshme nga uji dhe rezistente ndaj vajit, kështu që nuk ka nevojë të shqetësoheni shumë për grisjen dhe konsumimin. Ngjitësja mund të personalizohet me markën dhe logon e biznesit tuaj.

Çadra smart

Kjo nuk është ndonjë risi si ide, por e veçanta e saj është se ky model është projetuar dhe realizuar nga ne.

Çadra është e pajisur me dy dalje USB Q3.0 për karikim të shpejtë të cilat fuqizohen nga një panel diellor që montohet sipër çadrës.

Ofroni një shëbim klientëve me kosto 0. Në daljen USB, klientët mund të rikarikojnë celularë, tabletë dhe pajisje të tjera të vogla elektronike.

Ky sistem mund të përshtatet nga ne për çdo lloj çadre që keni, madje nëpërmjet sistemeve të tjera si ai i Thirrjes apo Menuja Digjitale, ju mund të trasformoni dhe ofroni një eksperiencë vërtetë SMART për klientë tuaj.

Ku mund ta Përdorni

Sistemin e Karikimit mund ta përdorni për bar, restorant, hotel, plazh, zyra, etj.